Publikim i ri: “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë”
Kliko më poshtë për të lexuar “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë”
Publikim i ri: Kosovë-Serbi: Një qasje e ndryshme – Qëndrimet e komunitetit serb
Kliko më poshtë për të lexuar raportin e plotë.
Konferenca Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe – Qëndrimet e komunitetit serb mbi çështjet socio-politike në Kosovë
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari në bashkëpunim me Iniciativën e Re Sociale – NSI ka paraqitur gjetjet e hulumtimit të përbashkët mbi qëndrimet dhe perspektivat e komunitetit serb në Kosovë.
Fuqizimi i Sindikatave në Kosovë
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari organizoi një trajnim njëditor për të rritur aftësitë e anëtarëve të sindikatave në avokimin e të drejtave të punëtorëve, pagave të drejta dhe kushteve të favorshme të punës përmes komunikimit dhe negocimit efektiv.
Mbahet tryeza “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë: Përpjekja për një jetesë bazike por të dinjitetshme”
Kliko më poshtë për lajmin e plotë.
Thirrje e hapur: Akademia për Politika Publike dhe Sociale
Kliko më poshtë për thirrjen e plotë.
Metodologjitë për Vlerësimin e Kostos Reale në Shëndet nga Stresorët Mjedisorë, takim konsultues
Takimi i parë konsultativ për projektin MARCHES.
Publikohet hulumtimi mbi mundësitë dhe përfitimet e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi
Kliko më poshtë për qasje të plotë në hulumtim.
Fuqizimi i të rinjve: Punëtoria mbi Negociatat Kosovë-Serbi
Kliko më poshtë për lajmin e plotë për punëtorinë mbi negociatat Kosovë-Serbi.
Mbahet tryeza “Përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi”
Kliko më poshtë për të lexuar lajmin e plotë nga tryeza “Përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi”
Propozim reforme: Sistemi i mbrojtjes sociale të Kosovës
Kliko më poshtë për ta lexuar dokumentin e plotë: Propozim reforme: Sistemi i mbrojtjes sociale të Kosovës.
Thirrje e hapur për Zyrtar/e për Financa dhe Administratë
Thirrje e hapur për Zyrtar/e për Financa dhe Administratë. Apliko tani!
Agjenda legjislative për sesionin vjeshtor 2023
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari prezenton gjetjet nga monitorimi i punës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me agjenden legjislative nga fusha sociale për sesionin vjeshtor të vitit 2023.
Thirrje e hapur për hulumtues/e: Banimi dhe strehimi
Kliko në vegëzen e mëposhtme për më shumë informacione.
Barazia e ngarkesës së punës në Kosovë: Vështrime nga prezantimi i Dokumentit të Politikave të Hana Bacaj
Shikoni publikimin tonë të fundit: Rritja e shpërndarjes më të barabartë të ngarkesës së punës në Kosovë: Fuqizimi i politikave për një rishpërndarje më të drejtë, punim nga Hana Bacaj
Qëndrimet e kosovarëve lidhur me pushimin prindëror për prindin baba
Shihni publikimin tonë të fundit që eksploron qëndrimet e kosovarëve lidhur me pushimin prindëror për prindin baba. Klikoni më poshtë për rezultatet.
Qeveria të hapë urgjentisht dialogun me minatorët e Trepçës
OSHC i bëjnë thirrje menaxhmentit të ndërmarrjes dhe Qeverisë që të hapin urgjentisht dialogun me grevistët dhe të shohin sa më parë mundësitë që të bëhet kompromis në drejtim të zgjidhes së problemeve dhe kërkesave të punëtorëve.
Mospërfshirja e direktivave të Bashkimit Evropian në Ligin e ri të punës dëmton të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë e tyre në punë
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari fton Qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që në çfarëdo iniciative për Ligjin e Punës të përfshijë direktivat e Bashkimit Evropian, që janë shumë të nevojshme pasi e bëjnë Ligjin në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së ku mëton të integrohet Kosova. Mospërfshirja e këtyre
Publikohet raporti “Qëndrimet e komuniteteve në Kosovë rreth jetës dhe punës pranë njëri- tjetrit”
IPS Musine Kokalari ka pyetur anëtarë të komuniteteve – shqiptarët, serbët, romët, goranët, ashkalinjtë, turqit, boshnjakët dhe egjiptianët – se a do të ishin të gatshëm që të jetojnë dhe punojnë pranë njëri-tjetrit. Qëllimi ynë ishte të marrim njohuri rreth situatës së tashme të marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë dhe të identifikojmë fushat ku mund të
Vazhdon projekti “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”
IPS Musine Kokalari dhe New Social Initiative – Nova društvena inicijativa (NSI) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi dhe në bashkëpunim me Qendrën për Iniciativa Sociale (CSI), do të vazhdojmë projektin “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”. Projekti përfshin hulumtime, diskutime në panel me të rinjtë, shkëmbim akademik, një mekanizëm dixhital të reagimit të shpejtë për shkeljet e
Thirrje për aplikantë!
AKADEMIA PËR POLITIKA PUBLIKE DHE SOCIALE 10-14 KORRIK 2023 Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari hap thirrjen për aplikime për Akademinë e Politikave Publike dhe Sociale. Akademia 2023 do të mbahet në Hotel Nartel në Prishtinë (Kosovë) nga data 10 deri më 14 korrik 2023. Përgjatë një jave do të keni mundësinë t’i ndjekni modulet
20 Organizata të Shoqërisë Civile dhe Sindikata kërkojnë miratimin e Ligjit për Pagën Minimale
20 organizata të shoqërisë civile dhe sindikata të punëtorëve sot i janë drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një letër avokuese, në të cilën kërkojnë miratimin e Ligjit për Pagën Minimale. Letra është dërguar me rastin e afrimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Punëtorëve – 1 Maj. Letra e plotë: Letër Avokimi
BISLIMI ME GJUHË SEKSISTE – QEVERIA TË DISTANCOHET
Zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi në një ballafaqim të sotëm në seancë parlamentare me deputetën e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, përdori gjuhë seksiste e të papranueshme për Kuvendin, por edhe opinionin e gjerë. Ai i tha deputetës: “Po ashtu është i pakuptimtë epshi i juaj për me marrë vëmendje publike”. Një gjuhë e tillë përveç se
Nga diskutimi: Kosovë-Serbi: Të drejtat e punëtorëve
Mungesa e sindikatave në sektorë të caktuar, organizimi i dobët sindikal në përgjithësi, mungesa e zbatimit të ligjit të punës dhe arbitrariteti politik, mbeten disa nga problemet kryesore për të drejtat e punëtorëve në rajon. Ky ishte konstatimi i përbashkët i diskutimit publik mbi të drejtat e punës në Kosovë dhe Serbi, të organizuar të
𝐒𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐔𝐏-𝐬𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ “𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐬𝐢 𝐩𝐮𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫”
Sot, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, përfaqësuar nga Marigonë Drevinja dhe Visar Ymeri, ka prezentuar gjetjet e hulumtimit për përkujdesin si punë të papaguar në Kosovë. Studentët treguan interesim të theksuar për implikimet që ka përkujdesi si punë e papaguar, si dhe politikat e mundshme ekonomike e sociale për adresimin e pabarazisë që shkaktohet
LETËR AVOKIMI DREJTUAR DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS
Përkujdesi si punë e papaguar të diskutohet në seancë parlamentare Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari sot i ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetare/ëve të Grupeve Parlamentare, një letër avokimi për ta kërkuar një diskutim parlamentar, në qendër të së cilit do të ishte përkujdesi si punë e papaguar. Përkujdesi
Në solidarizim me deputeten znj. Saranda Bogujevci
Jemi thellësisht të indinjuar nga incidenti i fundit i gjuhës seksiste drejtuar ndaj nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, për zgjedhjen e saj për të pasur fëmijë. Kjo sjellje diskriminuese është e patolerueshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është skandaloze që dikush të përdorë gjuhë nënçmuese për të minuar zgjedhjet
Reagim në mbrojtje të deputetes znj. Ganimete Musliu
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari dënon sulmet e bëra ditët e fundit në hapësirën e debatit publik ndaj zonjës Ganimete Musliu, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Jo për herë të parë, deputetja Musliu po përballet me fyerje me bazë gjinore dhe personale, si dhe fyerje edhe bullizuese, që po shpërfaqin racizmin kulturor
IPS pjesë e komponentës për të drejtat e punës
IPS Musine Kokalari ka kënaqësinë të njoftojë se është bërë pjesë e Komponentës për të Drejtat e Punës të mbështetur nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit – CDF. Nëpërmjet hulumtimit tonë ne synojmë të informojmë vendimmarrësit për praktikat më të mira në politikat sociale, synojmë të edukojmë mbi të drejtat e punës dhe drejtësinë sociale,
Diskutim me të rinjt e Pejës mbi përkujdesin si punë të papaguar
Me ftesë dhe organizim nga Britm i parë dhe Anibar, Arian Lumezi, koordinator i projeketeve në Institute for Social Policy “Musine Kokalari” prezentoi të gjeturat e hulumtimit “Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë” në një diskutim me të rinjtë e qytetit të Pejës.
𝐑𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌 – Plagosja e dy qytetarëve nga Shtërpca
Plagosja e djeshme e dy qytetarëve nga Shtërpca është akt kriminal. Të plagosurëve ju urojmë shërim të shpejtë dhe pa pasoja. Ndonëse nuk mund ende ta paragjykojmë motivin e shtënies me armë, organet përgjegjëse duhet me shpejtësi ta zbardhin rastin. T’i analizojnë dhe publikojnë rrethanat, si dhe ta shqiptojnë dënimin meritor për dorasin. Duhet reaguar
Takimi vjetor me partnerët nga Ballkani Perëndimor
Gjatë muajit nëntor, Drejtori ekzekutiv, Visar Ymeri dhe Drejtoresha e programit, Marigonë Drevinja, morrën pjesë në takimin për planifikim strategjik të punës me partnerët në rajon, për një periudhë pesëvjeçare, së bashku me përfaqësues nga Olof Palme International Center dhe Centre Party International Foundation nga Suedia. 11 nëntor 2022
Përfundoi Akademia për Politika Publike dhe Sociale
Rreth tridhjetë të rinj me përkatësi të ndryshme sociale, profesionale, gjinore, etnike – të gjithë premtues për të përhapur mendime e qëndrime progresive dhe vlerore në hapësirën publike. Përgjatë pesë ditëve, ato/a ndoqën dhe u përfshin në më se dhjetë ligjërata dhe punëtori, me pedagogë, specialistë e aktivistë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Franca, Danimarka etj., në
Who Cares? – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë
Në Republikën e Kosovës, gratë shpenzojnë mesatarisht 6.2 orë dhe burrat 3.5 orë në punë përkujdesi të papaguar në ditë. Kjo është një nga të gjeturat kryesore të raportit hulumtues “Who Cares – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë”, që e ka zhvilluar Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari. Të gjeturat e hulumtimit dëshmojnë
THIRRJE PËR APLIKIM – Akademia për Politika Publike dhe Sociale
THIRRJE PËR APLIKIM BËHU PJESË E GJENERATËS SË DYTË AKADEMIA PËR POLITIKA PUBLIKE DHE SOCIALE 14-18 NËNTOR 2022 Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari hap thirrjen për aplikime për Akademinë e Politikave Publike dhe Sociale, e cila do të mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë (Kosovë) nga 14 nëntor deri më 18 nëntor 2022. Përgjatë
RUAJE DATËN -> 25 TETOR 2022 Publikimi i raportit hulumtues “Who Cares”
RUAJE DATËN -> 25 TETOR 2022 Publikimi i raportit hulumtues “Who Cares” mbi punën e papaguar në Kosovë IPS Musine Kokalari njofton të gjitha organizatat e shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësuesit e institucioneve publike, si dhe të gjithë personat që janë të interesuar në lëminë e punës, atë të drejtave dhe politikave sociale e
THIRRJE PËR APLIKIM – PUNË PRAKTIKE – DY POZITA
THIRRJE PËR APLIKIM PUNË PRAKTIKE (dy pozita) Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” hap konkursin për punë praktike me orar të plotë në fushën e politikave sociale. Ju lutem dërgoni: 1. CV-në tuaj; 2. Letrën motivuese në këtë adresë: [email protected] me titull “Punë praktike në IPS Musine Kokalari”, deri më datë 25 shtator 2022. Çka
Publikohet numri i gjashtë: Mbikëqyrësi Social – Angazhimi i Institucioneve për Politika Sociale
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka publikuar raportin e ri për tremujorin e dytë të 2022 “Mbikëqyrësi Social – Angazhimi i Institucioneve për Politika Sociale”. Hulumtuesit tanë kanë monitoruar nëntë (9) seanca parlamentare dhe tridhjetë (30) mbledhje të komisioneve parlamentare bazuar në këto parime: Edukim dhe trajnim për tregun e punës; Mundësi të barabarta;
Libri me ese “Kosovë – Serbi: Një qasje ndryshe”
Në kuadër të projektit “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”, IPS Musine Kokalari në Prishtinë dhe Insituti për Filozofi dhe Teori Shoqërore në Beograd kanë publikuar librin me ese me po të njëjtin titull. Ky libër bën bashkë intelektualë nga fusha të ndryshme, si drejtësia, shkencat politike, sociologjia, ekonomia etj. për të diskutuar një qasje dhe konceptim
Mbahet Konferenca “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”
Raporti Kosovë-Serbi ka mbetur një prej çështjeve madhore të pazgjidhura në rajonin tonë. Si i tillë, ky raport po i mban peng një mori çështjesh rajonale të cilat janë të domosdoshme e të dobishme për secilin prej nesh. Prej sigurisë së brishtë e deri te paqja e paqëndrueshme; prej stagnimit ekonomik e deri të imigrimi
Thirrje për ofertë
IPS Musine Kokalari shpallë thirrjen për ofertë për kompani hulumtuese/konsulence për zbatimin e projektit “Who Cares?” Emri i organizatës: Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari Vendi: Kosovë Emri i projektit: “Who Cares?” Numri i projektit: 030-APS-HR-C3 Data e hapjes së thirrjes: 14.06.2022 Data e mbylljes së thirrjes: 21.06.2022 Koha e zbatimit: 01.07.2022 – 15.09.2022 1.
Publikohet raporti “A është thëngjilli zgjidhja më e lirë?”
Duke e mbajtur artificialisht të ulët çmimin e rrymës dhe duke mos e kalkuluar koston eksternale në çmimin e prodhimit, po mirëmbahet miti që qymyri është zgjidhja më e lirë për gjenerim të energjisë. Rrjedhimisht, kjo po i përjashton burimet alternative të energjisë si të papërballueshme. Është koha e fundit që të fillojmë ta analizojmë
Publikohet numri i pestë: Mbikëqyrësi Social – Angazhimi i Institucioneve për Politikat Sociale
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka publikuar raportin e ri të hulumtimit tremujor “Mbikëqyrësi Social – Angazhimi i Institucioneve për Politikat Sociale”. Hulumtuesit tanë kanë monitoruar angazhimin e deputetëve në seancat plenare dhe në mbledhjet e pesë komisioneve parlamentare për periudhën e tremujorit të parë të këtij viti. Aktiviteti i deputetëve është trajtuar në aspektin
Për një platformë rajonale për hartim të politikave të përbashkëta progresive
Krijimi dhe funksionalizimi i një platformë rajonale për bashkëbisedim dhe për hartim të politikave të përbashkëta progresive rreth çështjeve ekonomike, sociale, mjedisore, gjinore, etnike, fetare e racore; si dhe drejt fuqizimit të kohezionit shoqëror rajonal ishte një nga propozimet që ngriti Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari, në panelin e dytë të
Rritje e aktivizmit dhe ndikimit të të rinjve në politikë nëpërmjet bashkëpunimit rajonal
Rritje e aktivizmit dhe ndikimit të të rinjve në politikë nëpërmjet bashkëpunimit rajonal – kjo ishte tema e modulit të parë të gjeneratës së katërt të akademisë rajonale “Progressive Politics in Western Balkans” – PROGWeB në Beograd, ku morrën pjesë Fjolla Muçaj dhe Dardan Bujupi nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari, si organizatë partnere
Memorandum bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës së Kosovës
Sot, Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, që përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të ofrojë
Takim pune me organizatat simotra nga rajoni
Strategji bashkëpunimi për aktivitetete të përbashkëta në një periudhë pesëvjeçare, me institutet dhe fondacionet simotra të rajonit. Kjo ishte arsyeja dhe rezultati i takimit ku morëm pjesë në Shkup si Institut për Politika Sociale Musine Kokalari. Politikat progresive nuk mund të zhvillohen mjaftueshëm si të njëanshme. Ato duhet t’i zhvillojmë duke bashkëpunuar si rajon dhe
Qasja e institucioneve ndaj Draft-Kodit Civil shpërfaq diskriminimin ndaj komunitetit LGBTQI+
Dështimi i votimit të Kodit Civil dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës është një lajm i keq për shoqërinë tonë. Përkundër asaj që ky Kod përmbledh në vete rregullime shumë të rëndësishme të marrëdhënieve shoqërore, e që do të duhej të përmbante avancim të të drejtave për pjesët e diskriminuara e të shtypura të
Tryezë: Të dinamizohet diskutimi për modelin e shtetit social në Kosovë
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka mbajtur sot në Prishtinë tryezën “Politikat Sociale në institucione – Mbikëqyrësi Social: angazhimi i deputetëve për politikat sociale”. Në tryezë ku u diskutua për politikat sociale, si dhe rëndësisë së Shtetit të Mirëqenies për Republikën e Kosovës, morrën pjesë deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët vlerësuan
Draft-Kodi Civil t’i zgjerojë të drejtat e njeriut
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të diskutojë sot në seancën plenare për Draft-Kodin Civil, si hap drejt unifikimit të së drejtës detyrimore, familjare e të trashëgimisë. Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari shpreh shqetësimin e saj për dy çështje me rëndësi:Së pari, teksti i këtij Draft-Kodi e njeh të drejtën e fejesës dhe martesës
Qeveria e Kosovës ta trajtojë seriozisht mundësinë e krizës ushqimore
Duke pasur parasysh situatën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje rrethanave potenciale të cilat mund të krijohen nga përshkallëzimi i krizës. Së bashku, Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 29% të prodhimit dhe eksportit të grurit në tregun global. Ukraina është prodhuesja më e madhe e grurit në kontinentin e Evropës
105 vjet nga lindja e Musine Kokalari
Më 10 shkurt, 105 vjet më parë lindi Musine Kokalari, disidente, shkrimtare, aktiviste dhe bashkëthemeluesja e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Kujtojmë Musinen në këtë përvjetor për guximin dhe shembullin që ajo ofroi në përballjen me diktaturën enveriste, që i kushtoi me 20 vjet burg dhe izolim nga regjimi totalitar. Ajo u ngrit kundër hegjemonisë e
Fatura e dështimit të ZRrE dhe e Qeverisë është shndërruar në kosto për qytetarët
Mënyra sesi dhe sa shpejtë ka reaguar Qeveria e Republikës me subvencionim të një pjese të rritjes së çmimit më shumë sesa që arrin ta zbut pabarazinë e ka për qëllim ta zbut pakënaqësinë. Pra synon ta ndalë reagimin e jo varfërimin. Shtrenjtimi i energjisë elektrike që hyn në fuqi nga sot, bazuar në vendimin
Masa disiplinore ndaj Prindon Sadriut – Presidentja të deklarohet kundër gjuhës denigruese ndaj mediave
Sulmet e denigrimet ndaj medias dhe gazetarëve nga ana e zyrtarëve shtetëror po dinamizohen çdo ditë e më shumë duke marrë trajtën e një fushate të organizuar denigruese. Këto sulme janë të papranueshme dhe shumë të dëmshme për demokracinë tonë. Në vend të dënimit të kësaj gjuhe, eksponentë të pushtetit ekzekutiv dhe të partive politike
Publikohet raporti Mbikëqyrësi Social: Angazhimi i Institucioneve për Politikat Sociale
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë ngritur vetëm 177 herë çështje nga fusha e politikave sociale përgjatë vitit 2021. Përderisa dialogu social dhe përfshirja e punëtorëve është përmendur më së shumti, çështja e personave me aftësi të kufizuara është përmendur më së paku. Nga ana e tyre, Komisionet parlamentare kanë ngritur vetëm 47
Rritja e pensioneve bazike: Qasja e parcializuar rrezikon të shndërrohet në pengesë për reformat e thella transformuese e të nevojshme
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme të saj, vendosi për rritjen e pensioneve bazike (nga 90 në 100 euro), pensionet e aftësive të kufizuara (nga 75 në 100 euro), pensioneve familjare, si dhe pensionet invalidore të punës (nga 90 në 100 euro). Sipas Qeverisë, nga ky vendim do të përfitojnë rreth 175 mijë pensionmarrës
Publikohet raporti i tretë i Monitoruesit Social: Mbështetja për Punësimin e Grave dhe të Rinjve
Këto janë të gjeturat e raportit të fundit tonë si Institut për Politika Sociale Musine Kokalari: ‘Mbështetja për Punësimin e Grave dhe të Rinjve: Mes paqartësisë së shumës së paguar dhe efektit që do të arrihet’. Sipas masave të Pakos për Ringjallje Ekonomike e cila është miratuar në qershor të vitit 2021, konkretisht masa 1.3,
Ministri për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Transport po dëmton interesin publik në rastin e Hidrocentraleve në Deçan
Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’ kundërshton sjelljen dhe deklarimet e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z.Liburn Aliu, përkatësisht reagimin institucional ndaj aktivizmit qytetar, në rastin e ndërtimit të hidrocentraleve në Grykën e Deçanit, specifikisht në planin për restaurimin e Zallit të Rupës, si zonë më e dëmtuar gjatë
Mjedisi, si hapësirë e ndërtimit të qytetarisë dhe bashkëpunimit rajonal
Drejtori i Bordit të Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Belgzim Kamberi, ka marrë pjesë në Paris, në panelin e Tribunës publike mbi temën: “Zërat e rinj mjedisor dhe qytetarë në Ballkan”. Duke paraqitur rezultatet e hulumtimeve të ISP “Musine Kokalari” për hidrocentralet dhe rastet konkrete lokale, si aktivizmin e organizatave joqeveritare dhe të aktivistëve
Integrimi dhe bashkëpunimi rajonal: një perspektivë ndryshe
IPS “Musine Kokalari” fillon implementimin e projektit: “Integrimi dhe bashkëpunimi rajonal: një perspektivë ndryshe” Projekti i ri i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” do t’i trajtojë çështjet e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal nga një perspektivë dhe qasje alternative. Nëpërmjet komunikimit masiv publik, projekti ynë ka për synim t’i (de)konstruktojë realitetet socio-ekonomike e kulturore të
A është thëngjilli zgjidhja më e lirë?
Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’ fillon projektin e ri me karakter mjedisor: Is coal thecheapest solution? Ky hulumtim do ta trajtojë koston eksternale të gjenerimit të rrymës elektrike nga djegia e thëngjillit. Cilësia e ajrit, problemet shëndetësore që vijnë nga ndotja, kapacitetet e spitaleve tona dhe kalkulimi ikostos i të gjitha këtyre çështjeve, janë
Konferenca “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe” formëson disa narrativa alternative ndaj diskursit aktual dominues
Të premten, Instituti për Politika për Politika Sociale “Musine Kokalari” nga Prishtina në bashkëpunim me Institutin për Filozofi dhe Teori Shoqërore nga Beogradi kanë mbajtur konferencën: “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”. Jellena Vasiljeviq, Dukagjin Gorani, Aleksandar Pavlloviq, Gëzim Krasniqi, Visar Ymeri, Filip Ballunoviq, Besfort Kosova dhe Belgzim Kamberi bashkëbiseduan në Beograd për temat:“Rindërtimi i Tjetrit dhe
Kriza Energjetike: Qeveria ta miratojë një plan krize për furnizim të pandërprerë me energji elektrike
Kriza energjetike që ka kapluar botën, e veçanërisht Evropën, ka filluar të ndjehet shumë edhe në rajon. Një ndër vendet e para të goditura seriozisht nga kjo krizë është Shqipëria, qeveria e së cilës ka filluar tash një kohë të flas dhe të miratojë masa për ta sanuar efektin e madh negativ që kjo krizë
Publikohet numri i dytë i Monitoruesit Social: Mbështetja e paplotë për lehonat e papuna
Sado i dobishëm, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” e vlerëson problematik vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar gratë lehona me 7 milionë euro, duke iu referuar Masës 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve, për shkak të efekteve të mundshme anësore. Siç dihet, Qeveria e Kosovës ka paraparë
Qeveria ta funksionalizojë Këshillin Ekonomiko-Social për dialog social si parakusht për caktimin e pagës minimale
Tash së voni diskutimet për pagën minimale janë kthyer prapë në vëmendje. Paraqitja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, në Kongesin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe premtimi i tij i sërishëm se do ta ngris pagën minimale, riktheu këtë çështje në diskutimin publik. Kreu i ekzekutivit përsëriti
𝗣𝗢𝗭𝗜𝗩 𝗭𝗔 𝗣𝗥𝗜𝗝𝗔𝗩𝗨
𝗔𝗸𝗮𝗱𝗲𝗺𝗶𝗷𝗮 𝘇𝗮 𝗦𝗼𝗰𝗶𝗷𝗮𝗹𝗻𝘂 𝗶 𝗝𝗮𝘃𝗻𝘂 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝘂 “𝗠𝘂𝘀𝗶𝗻𝗲 𝗞𝗼𝗸𝗮𝗹𝗮𝗿𝗶” Institut za socijalne politike „Musine Kokalari“ otvara poziv za podnošenje prijava za učešće na Akademiju za Socijalnu i Javnu Politiku, koja će se održati u hotelu ‘Nartel’ u Prištini (Kosovo), 𝗼𝗱 𝟮𝟳. 𝘀𝗲𝗽𝘁𝗲𝗺𝗯𝗿𝗮 𝗱𝗼 𝟭. 𝗼𝗸𝘁𝗼𝗯𝗿𝗮 𝟮𝟬𝟮𝟭. 𝗴𝗼𝗱𝗶𝗻𝗲. Opšti cilj Akademije je edukacija mladih ljudi sa progresivnim
𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌
𝗔𝗸𝗮𝗱𝗲𝗺𝗶𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗣𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲 “𝗠𝘂𝘀𝗶𝗻𝗲 𝗞𝗼𝗸𝗮𝗹𝗮𝗿𝗶” Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’ hap thirrjen për aplikime për Akademinë e Politikave Sociale dhe Publike, e cila do të mbahet në Hotel Nartel në Prishtinë (Kosovë), nga 27 𝙨𝙝𝙩𝙖𝙩𝙤𝙧 𝙙𝙚𝙧𝙞 𝙢𝙚̈ 1 𝙩𝙚𝙩𝙤𝙧 2021. Qëllimi i përgjithshëm i Akademisë është edukimi i të rinjëve me
IPS “Musine Kokalari” në Shkollën e Korçulës, Kroaci
Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka marrë pjesë në panelin e përbashkët rajonal të Shkollën së Korçulës në Kroaci, ku janë diskutuar zhvillimet politike e socio-ekonomike të rajonit dhe rolin të cilin e kanë e duhet ta kenë forcat politike progresive dhe organizatat e shoqërisë civile. Pjesë e kësaj
Publikohet numri i parë i Monitoruesit Social: Paga minimale si instrument efektiv i mbrojtjes sociale
Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’ fton Qeverinë e Republikës së Kosovës që ta trajtojë efektin e mbrojtjes sociale kur të vendos për nivelin e ri të pagës minimale. Kjo do ta bënte pagën minimale si instrument të kapërcimit të varfërisë duke e zvogëluar pabarazinë në të ardhura, si instrument efektiv të mbrojtjes sociale dhe
Qeveria ta rishqyrtojë vendimin për ndarjen e shtesës prej 60 euro për punonjësit shëndetësorë
Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’ fton Qeverinë e Republikës së Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin për ndarjen e shtesës në vlerë prej 60 euro për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik (profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës), në të gjithë Kosovën për muajin gusht, shtator dhe tetor 2021. Në kohën kur numri i vdekjeve dhe numri
Hidrocentralet e Profitit të Privatit në dëm të Mjedisit Publik
Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’, me mbështetjen e Community Development Fund – CDF, në kuadër të projektit ‘HumanRightivism’, për implentimin e projektit: “Ndikimi Social i Hidrocentraleve në shoqërinë tonë”, e ka publikuar raportin me titull: “Hidrocentralet e Profitit të Privatit në dëm të Mjedisit Publik Raporti paraqet hulumtimin mbi çështjet e lëshimit të lejeve
Vrasja e Ferizajit shpërfaq sjelljen kriminale të një pjesë të shoqërisë dhe bindjen se burri ka të drejtë mbi trupin e gruas
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” dënon rëndë vrasjen e djeshme të vajzës 18 vjeçe në Ferizaj. Kryerësit e këtij krimi të rëndë duhen gjetur sa më shpejtë dhe ta marrin dënimin e merituar. Ky rast është krim që ka së paku dy ngarkesa penale: përdhunimin dhe vrasjen. Përtej aspektit ligjor, ky është krim ndaj
In Memoriam: Musine Kokalari si politikë për të sotmen
Sot, në 38 vjetorin e vdekjes, kujtojmë gruan disidente Musine Kokalari. Ajo ishte ndër të parat intelektuale, shkrimtare dhe aktiviste politike e cila sakrifikoi rehatinë në dobi të përpjekjes për demokraci, si një grua që refuzoi t’i nënshtrohej regjimit të hekurt edhe burrëror. Themeluese e Partisë Socialdemokrate, veprimtaria dhe mosbindja e saj i kushtuan 16
Raporti i Qeverisë “100 ditë kthesë drejt zhvillimit 23 mars – 1 korrik 2021” vërteton ngecjet e saj në politika sociale dhe shpërfilljen e grupeve të margjinalizuara
Qeveria e Republikës së Kosovës nën drejtimin e Kryeministrit Kurti, mbushi 100-ditëshin e parë më 1 korrik të këtij viti. Raporti për punën 100 ditore është dorëzuar nga Qeveria në Kuvend, ndërsa sot, e hënë 2 gusht 2021, ai po diskutohet në Kuvendin e Republikës me kërkesë të opozitës. Raporti i 100 ditorit të Qeverisë
Raporti i Qeverisë “100 ditë kthesë drejt zhvillimit 23 mars – 1 korrik 2021” vërteton ngecjet e saj në politika sociale dhe në shpërfilljen e grupeve të margjinalizuara
Qeveria e Republikës së Kosovës nën drejtimin e Kryeministrit Kurti, mbushi 100-ditëshin e parë më 1 korrik të këtij viti. Raporti për punën 100 ditore është dorëzuar nga Qeveria në Kuvend, ndërsa sot, e hënë 2 gusht 2021, ai po diskutohet në Kuvendin e Republikës me kërkesë të opozitës. Raporti i 100 ditorit të Qeverisë
Publikohet raporti “Hidrocentralet e Profitit të Privatit në dëm të Mjedisit Publik”, me të gjeturat dhe rekomandimet e hulumtimit
Sot, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka prezentuar në konferencë për media raportin “Hidrocentralet e Profitit të Privatit në dëm të Mjedisit Publik”. Ky raport është publikuar në kuadër të projektit “Ndikimi Social i Hidrocentraleve në Shoqerine tonë”, si pjesë e Human Rightivism, mbështetur nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF dhe financuar nga
Dënimi i Vukotiqit: Shkëputje nga pandëshkueshmëria dhe inkurajim për luftën ndaj stigmës që i përcjell të mbijetuarit/at
Ndonëse drejtësi e vonuar, dënimi i ish-pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Zoran Vukotiq, për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për të mbijetuarit/at, por edhe për shoqërinë. Ky dënim i parë nga një gjykatë vendore për një rast të tillë është moment shprese
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” u bashkangjit në Paradën e krenarisë në solidarizim me personat LGBTQIA+
Sot, për herë të pestë, u mbajt Parada e Krenarisë në Prishtinë nën sloganin “Bashkë dhe krenarë”. Qindra qytetarë e qytetare, aktivistë e aktiviste i’u bashkuan ecjes e cila feston personat LGBTQIA+, fton për respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut, solidaritet shoqëror dhe përgjegjësi institucionale. Kjo ditë, përveç karakterit simbolik, duhet të risjellë
KONKURS PËR PUNË
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” është institut i pavarur që promovon vlerat sociale dhe demokratike, duke ndihmuar partitë e organizatat shoqërore të spektrit progresiv t’i shkruajnë, promovojnë dhe zbatojnë politikat e tyre. Ne fokusohemi në konceptualizimin dhe në promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, e cila duke u përqendruar
Analizë Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2021 – 2025
Programi qeverisës i miratuar javën e kaluar në Qeverinë e Republikës së Kosovës i cili do të diskutohet sot në Kuvendin e Republikës paraqet synimet kryesore të qeverisë për mandatin e saj 4 vjeçar. Në 57 faqe janë përmbledhur masat konkrete dhe synimet vlerore të ekzekutivit përmes të cilave qeveria aktuale mëton përmirësimin e gjendjes
Pandemia dhe gjendja jostabile politike përkeqësuan gjendjen e rëndë të punëtorëve përgjatë vitit 2020-2021
Gjendja e punëtorëve në Republikën e Kosovës është përkeqësuar në krahasim me vitin e kaluar, si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe situatës së dobët e jostabile në rrafshin politik; ka thënë sot Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, z.Visar Ymeri, gjatë konferencës për media në lidhje me gjendjen e përgjithshme të punëtorëve në Kosovë, me rastin e 1
Vrasja e Sebahate Morinës: Qasja e prokurorisë ndihmon krimin në vend. Kosova ta caktojë urgjentisht luftën ndaj dhunës kundër grave si prioritet shtetëror
Vrasja e Sebahate Morinës tashmë është dëshmuar si dështim i prokurorisë. Kështu krimi bëhet edhe më i rëndë. Dhuna ndaj grave dhe sidomos rastet fatale po arrijnë shifra alarmante. Në këtë drejtim është e domosdoshme që të merren masa konkrete për ta realizuar të drejtën për jetë e sigurinë në të për gratë e Kosovës.Asnjë
NË MBËSHTETJE TË “MARSHOJMË – S’FESTOJMË”
8 Marsi është Ditë që duhet shënuar. Sepse është ditë që simbolizon një hap të rëndësishëm në përpjekjen për barazi gjinore, e përmes saj për barazi shoqërore. Nuk është thjeshtë një ditë kur gratë u ngriten në këmbë për të insistuar për të drejtat e tyre – është ditë kur gratë punëtore kërkonin kushte të
Rritja e përfaqësimit të grave në Kuvend: Të harmonizohet ligji për barazi gjinore me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme
Legjislatura e VIII e Kuvendit të Kosovës do t’i ketë gjithsej 44 deputete gra. Ky është një sukses i veçantë i këtyre zgjedhjeve. Për më tepër, kur merret parasysh se 35 prej tyre janë zgjedhur pa ndihmën e kuotës gjinore. Kjo tregon për një fillim të emancipimit të votuesit kosovar në raport me përfaqësimin gjinor.
Mbështetje protestës në mbrojtje të përfaqësimit të drejtë të komuniteteve jo-shumicë
IPS “Musine Kokalari” mbështet marshin e sotëm protestues në mbrojtje të përfaqësimit të drejtë, kushtetues dhe ligjor të komuniteteve joshumicë, në këtë rast atij boshnjak dhe rom. Tjetërsimi i përfaqësimit të komuniteteve, me plan dhe direktivë nga komuniteti tjetër joshumicë, duke themeluar iniciativë pak ditë para zgjedhjeve, tregon qartësinë mbi planifikimin për të sjellë një përfaqësim
Ndikimi social i Hidrocentraleve
Visar Ymeri, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të projektit “Ndikimi Social i Hidrocentraleve në shoqërinë tonë”. Ky projekt do të implementohet me mbështetjen e Community Development Fund – CDF, në kuadër të projektit HumanRightivism.Projekti do t’i trajtoj çështjet e lëshimit të lejeve për Hidrocentralet, përfshirjen
Premtimet parazgjedhore për politikat sociale të pabazuara dhe të pashpjeguara
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” vlerëson se premtimet dhe zotimet në politikat sociale të partive kryesore politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë ose të pabazuara ose të pashpjeguara mjaftueshëm. Nga ato që kanë paraqitur partitë politike, vërehet se paraqiten premtime që tingëllojnë mirë, porse nuk tregohen afatet sesi do të realizohen ato dhe
Partitë politike në Kosovë larg zbatimit të standardit të barazisë gjinore
Edhe në këto zgjedhje, përfaqësimi i barabartë gjinor në listat për kandidatë për deputetë nga Partitë Politike në Kosovë, po mbetet vetëm në nivelin e dëshirës. Listat të cilat u dorëzuan mbrëmjen e të së shtunës tregojnë që shumica e partive politike janë kujdesur që të respektojnë pragun minimal i cili është i vendosur taksativisht
Publikohet numri i katërt: “Monitoruesi Social e Demokratik”
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” (IPS-MK) sapo ka publikuar numrin e katërt të “Monitoruesit Social e Demokratik” lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës. Në këtë numër mund ta lexoni analizën e përgjithshme të buxhetit për vitin 2021, në veçanti të shëndetësisë dhe të gjendjes sociale
Qeveria trajton personat me nevoja të veçanta si raste sociale, buxheti nuk adreson nevojat për mirëqenien e tyre
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” konsideron se buxheti për vitin 2021 i ka përfshirë personat me nevoja të veçanta vetëm në aspektin e ndihmës sociale, por jo edhe të shërbimeve të tjera që do t’ua lehtësonte më shumë jetën e tyre. Buxheti për vitin 2021 ka paraparë 17,650,000 euro shtesë për pensionet e personave
Denoncimi publik i kuzhinierit Baton Grezda ridëshmon se shteti mbronë (disa nga) pronarët, se Kosova ka nevojë urgjente për sindikata të fuqishme dhe për Gjykatë të Punës
Instituti për Politika Sociale « Musine Kokalari » shpreh solidaritet me dëshminë e Baton Grezda, që punon si kuzhinier. Është për t’u vlerësuar guximi dhe përgjegjësia qytetare e Batonit i cili megjithë pasojat e mundshme për punën e tij, ka vendosur ta denoncojë publikisht faktin se punëtorët e sektorit të tij detyrohen të punojnë pa kontratë pune,
Publikohet numri i tretë : “Monitoruesi Social e Demokratik”
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” (IPS-MK) përmes një kumtese për media e ka publikuar numrin e tretë të “Monitoruesit Social e Demokratik” lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës. Në këtë numër mund ta lexoni analizën e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 dhe
Publikohet numri i dytë : “Monitoruesi Social e Demokratik”
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka publikuar numrin e dytë të “Monitoruesit Social e Demokratik” lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës. Ky botim informon, analizon dhe jep rekomandime lidhur me masat kufizuese të qeverisë, Pakon Emergjente, si dhe të dhëna mbi dhunën në familje. Më
Publikimi i numrit të parë të “Monitoruesit Social e Demokratik”
Sot, Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv dhe Naim Jakaj, hulumtues të Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” përmes konferencës për shtyp publikuan numrin e parë të “Monitoruesit Social e Demokratik”. Monitoruesi është një përmbledhje statistikore e efekteve të pandemisë, në raport me të drejtat e njeriut e demokracinë, si dhe të efekteve sociale të vendimeve e
Qeveria të hartojë dhe zbatojë një plan konkret kundër LGBTQI-fobisë
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” fton institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të hartojnë dhe të zbatojnë një plan konkret kundër diskriminimit ndaj komunitetit LGBTQI. Ky komunitet vazhdon të përballet me gjuhë të urrejtjes, dhunë fizike, dhunë morale, diskriminohet nga mospranimi social, nga mostoleranca në hapësirë publike, nga e drejta për punësim dhe
Të ndryshohet Ligji i Punës dhe të rritet paga minimale
Ky 1 Maj po e gjen botën dhe Kosovën duke u ballafaquar me pasojat shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë COVID-19. Pozita e punëtorëve në Kosovë nuk ka ndonjë përmirësim domethënës as në këtë vit. Paga minimale nuk ka lëvizur nga shuma 170 EUR në muaj (siç ishte caktuar në vitin 2011), edhe pse gjatë kësaj
Punëtorët e rrezikuar nga kriza e të braktisur nga sindikatat
Kriza ekonomike tashmë ka filluar dhe kjo krizë pashmangshëm më së shumti i godet shtresat më të varfëra të shoqërisë – rastet sociale, të papunët, por edhe të punësuarit me të ardhura të ulëta. Kjo është e vërtetë për secilin vend dhe po bëhet shumë e rëndë në Kosovë. Punëtorët e sektorit privat janë më
Për një Kushtetutë që garanton drejtësi sociale, të drejta të punëtorëve, barazi gjinore dhe mbrojtje mjedisore
Sot bëhen 12 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Koha kur u miratua kjo Kushtetutë, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, për shkak të rrethanave politike, diskutimi i detajeve të Kushtetutës ishte edhe i pamundshëm, por edhe shihej mbase si i panevojshëm. Sot 12 vjet pas është e domosdoshme që të reflektojmë përmbi
Reagim ndaj situatës së krijuar politike
Në kohën kur Kosova, si e gjithë bota, po përballet me luftën kundër virusit COVID-19, politikanët kosovar duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të vënë interesin publik, shëndetin publik dhe urgjencën e krijuar si prioritet dhe jo luftën për pushtet. Duke pasur parasysh që Kosova e ka një sistem të dobët shëndetësor dhe mjete të
Një Ballkan drejt Bashkimit Evropian
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”(IMK), gjatë fundjavës, Visar Ymeri ka marrë pjesë në konferencën “Një Ballkan drejt Bashkimit Evropian”, të organizuar në Shkup nga ProgWeB (Progressive Politics in Western Balkans). Në diskutimet për perspektivën evropiane, panelistë ishin edhe Tanja Fajon, deputete në Parlamentin Evropian, Zoran Zaev, ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë