Ndikimi social i hidrocentraleve ne shoqërinë tonë
Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’, me mbështetjen e Community Development Fund – CDF, në kuadër të projektit ‘HumanRightivism’, implementon projektin: “Ndikimi Social i Hidrocentraleve në shoqërinë tonë”.
Projekti do t’i hulumtojë dhe publikojë çështjet e lëshimit të lejeve për Hidrocentralet, përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje sipas ligjit, premtimet dhe zbatimet e investitorëve, ndikimin e hidrocentraleve kundrejt mjedisit dhe bujqësisë etj.
Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’ do ta publikojë raportin në fund të muajit Maj 2021.