IPS “Musine Kokalari” në Shkollën e Korçulës, Kroaci

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka marrë pjesë në panelin e përbashkët rajonal të Shkollën së Korçulës në Kroaci, ku janë diskutuar zhvillimet politike e socio-ekonomike të rajonit dhe rolin të cilin e kanë e duhet ta kenë forcat politike progresive dhe organizatat e shoqërisë civile. Pjesë e kësaj shkolle ishin edhe (ish-)deputetë rajonalë dhe eurodeputetë që vijnë nga partitë socialdemokrate.

Diskutimet e sivjetme të Shkollës së Korçulës që është mbajtur nga 26 gushti deri më 29 gusht janë përqendruar te sfidat socioekonomike që rrjedhin nga pandemia COVID-19 dhe ndryshimet klimatike, si dhe te pozita e gruas në raport me këto zhvillime, por edhe me shoqërinë në përgjithësi.

Me këtë rast janë evidentuar 3 gjëra si nevoja urgjente për rajonin:

1/ Për ta luftuar urgjencën klimatike e mjedisore, rajoni ka nevojë urgjente për t’i transformuar ekonomitë e vendeve në mënyrë që zhvillimi ekonomik të mos shndërrohet në degradim mjedisor;
2/ Barazia gjinore të jetë kryetemë politike, që prej buxhetimit e deri te strukturimi i ekonomisë, e veçanërisht te planifkimi i qyteteve në rajon;
3/ Trajtimi i punës që bëhet për kujdesin në shtëpi, që prej kujdesit ndaj fëmijëve e deri te ajo për të moshuarit, të mos mbetet vetëm si barrë për gratë.

Shkolla e Korçulës bën bashkë gra dhe burra, udhëheqës e aktivistë, nga rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar aspektin politik, ekonomik, social e kulturor të barazisë gjinore, si dhe lidershipin e gruas në kontekstin më të gjerë socialdemokrat dhe progresiv.



Leave a Reply