𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌

𝗔𝗸𝗮𝗱𝗲𝗺𝗶𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗣𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲 “𝗠𝘂𝘀𝗶𝗻𝗲 𝗞𝗼𝗸𝗮𝗹𝗮𝗿𝗶”

Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’ hap thirrjen për aplikime për Akademinë e Politikave Sociale dhe Publike, e cila do të mbahet në Hotel Nartel në Prishtinë (Kosovë), nga 27 𝙨𝙝𝙩𝙖𝙩𝙤𝙧 𝙙𝙚𝙧𝙞 𝙢𝙚̈ 1 𝙩𝙚𝙩𝙤𝙧 2021.

Qëllimi i përgjithshëm i Akademisë është edukimi i të rinjëve me ide progresive mbi vlerat shoqërore, si drejtësia sociale, anti-diskriminimi, qytetaria, liria e shprehjes dhe besimit, laiciteti, feminizmi, të drejtat e punëtorëve etj.

Programi i Akademisë për Politika Sociale dhe Publike “Musine Kokalari” mishëron ligjërata teorike dhe formim praktik, të shoqëruara me shfaqje filmash, dokumentaresh dhe ekspozita, që fokusohen në problemet shoqërore, historike e politike në Kosovë dhe në rajon.

Përgjatë një jave, pjesëmarrësit kanë mundësi t’i ndjekin modulet nga ligjërues, studiues, specialistë dhe pedagogë të shquar vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Kurrikula e sivjetme e Akademisë ngërthen teori edhe në kontekstualizime lokale, si: Historia shoqërore e Ballkanit dhe mitet në historiografitë zyrtare, teoritë e nacionalizmave ballkanikë, shtetësia dhe qytetaria pas shpërbërjes së monizmave, shkollat historike të mendimit ideologjik në Kosovë, ndërlidhjet midis religjioneve dhe identiteteve kombëtare, feminizmi dhe teoria e ndërthurjes, sindikalizmat dhe shteti i mirëqenies etj.

Akademia për Politika Sociale dhe Publike ‘Musine Kokalari’ organizohet me mbështetjen e “Olaf Palme Center”.Të gjitha shpenzimet në lidhje me pjesëmarrjen në Akademi do të mbulohen nga IMK, duke përfshirë: • Udhëtimin; • Ushqimin; • Vizitat; • Kostot e ligjëratave.

Gjuhët e punës në Akademi do të jenë: gjuha shqipe dhe gjuha serbe. Për të dy gjuhët do të ketë përkthyes.

Akademia organizohet në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse COVID-19.

𝐊𝐔𝐒𝐇 𝐌𝐔𝐍𝐃 𝐓𝐄̈ 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐎𝐉𝐄̈?

Akademia Politike do të përzgjedh 20 aplikantë. Inkurajohet aplikimi i grave/vajzave dhe i kandidatëve të minoriteteve.

Mund të aplikosh në Akademi nëse:

1. Je 18-25 vjeçar/e
2. Ke njohuri të mirë te gjuhës angleze
3. Ke njohuri themelore për shkencat sociale

Ju ftojmë të dërgoni dokumentet për aplikim:
1. CV
2. Letër motivuese

𝐏𝐄̈𝐑𝐙𝐆𝐉𝐄𝐃𝐇𝐉𝐀

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë do të bëhet një përzgjedhje në bazë të CV dhe letrës motivuese.

Kandidatët e parakualifikuar do të ftohen në intervistë.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të çertifikohen për përfundimin e sukseshëm të këtij programi.

𝐀𝐅𝐀𝐓𝐈 𝐏𝐄̈𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌

Dërgo dokumentet për aplikim, përmes email-it: 𝗮𝗸𝗮𝗱𝗲𝗺𝗶𝗮@𝗺𝘂𝘀𝗶𝗻𝗲𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝘁𝗲.𝗼𝗿𝗴, deri më 𝟭𝟱 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲𝘀𝗻𝗮𝘁𝗲̈.



Leave a Reply